Shkupi, 1 gusht 2021.

Gara e vitit 2021 për raportin më të mirë mediatik mbi procesin e integrimit në BE (afati i zgjatur i aplikimit)

Projekti për mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut fton të gjithë mediat dhe gazetarët që përmbushin kushtet për pjesëmarrje të dërgojnë raportet e tyre mediatike në formë të shtypur, elektronike (Televizion dhe radio) dhe online për çështjet që lidhen me anëtarësimin në BE. Afati i aplikimit është zgjatur deri më 30 shtator 2021.

Projekti për mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut fton të gjithë mediat dhe gazetarët që përmbushin kushtet për pjesëmarrje të dërgojnë raportet e tyre mediatike në formë të shtypur, elektronike (Televizion dhe radio) dhe online për çështjet që lidhen me anëtarësimin në BE. Këto çështje duhet të kontribuojnë për ngritjen e vetëdijes për përfitimet e anëtarësimit në BE, mbështetjen nga BE në procesin e reformave, si dhe temat që lidhen me përmirësimin e cilësisë të jetës dhe standardeve përmes reformave në administratën publike, reformën në sistemin gjyqësor, përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, barazinë gjinore, çështjet e mjedisit jetësor, shëndetësinë, kulturën, bashkëpunimin rajonal, grupet e rrezikuara dhe dialogun ndër-etnik dhe bashkëpunimin ndër-kulturor. Raportet mediatike të dërguara duhet të jenë në format të shtypur, elektronike (Televizion dhe radio) dhe onlajn. Këto raporte duhet të përgatiten dhe publikohen në periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2020 deri në 30 shtator të vitit 2021. 


Raportet e dërguara mediatike duhet të jenë në pajtim me standardet më të larta të gazetarisë dhe mund të jenë në çdo formë (artikull, tregim, dokumentar, intervistë etj). Raportet e dërguara mediatike duhet të jenë punë autentike, origjinale e autorit. Raportet mediatike duhet të jenë punë analitike e gazetarëve që është e interesit të gjërë publik. 

Projekti do të jap katër çmime:
Vendi i parë  – pajitje TI në vlerë prej 5,600 USD (dollarëve amerikan)
Vendi i dytë – pajisje e TI në vlerë prej 4,300 USD
Vendi i tretë – pajisje e TI në vlerë prej 3,000 USD
Çmim të veçantë për tregimin më të mirë të publikuar nga pjesëmarrësit e trajnimit për media të organizuar nga Mbështetja nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut – pajisje TI në vlerë prej 1,700 USD.

Më shumë informacion se si të aplikoni.