Trajnimi është paraparë për personat e papunë nga këto katër rajonave që kanë një ide për të filluar këto biznese, por nuk kanë kapacitet për të përgatitur një plan biznesi.
“Këto trajnime kanë tërhequr një interes të madh nga personat e papunë në këto katër rajone. Sipas kriterit të aplikimit, gjysma e pjesëmarrësve janë gra, dhe një e treta janë të rinj nën 29 vjet. Në katër javët e ardhshme, trajnimet do të realizohen në Kavadar dhe Kumanovë nga 11 trajnerë sezonal nga agjencia si dhe nga konsulentët e jashtme. Nga përvoja jonë e kaluar, ne presim që të paktën gjysma e të trajnuarve do të përgatisin plane të mira të biznesit të cilat jo vetëm që do u mundësojnë të kërkojnë mbështetje financiare shtesë por gjithashtu do ju ndihmojnë që të regjistrojnë bizneset e tyre si rezultat final,” thotë Ile Mitkovski, Drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë.
Përveç trajnimit për hartimin e planit të biznesit, të trajnuarit me planet e biznesit që janë të vlerësuara si më të mira do të pranojnë mbështetje shtesë përmes projektit Mbështetje Nordike për Përparimin e Maqedonisë së Veriut përmes sigurimit të pajisjes që është e nevojshme për të filluar bizneset e tyre.
“Në bashkëpunim me këtë projekt, planet dhe idetë e biznesit që janë të vlerësuara si më të mira do të mbështeten gjithashtu përmes sigurimit të pajisjes e cila është e nevojshme për të filluar dhe për të themeluar me sukses biznesin e tyre. Ne shpresojmë se përmes kësaj mbështetje, personat e papunë nga këto rajone do të kenë mundësi që të themelojnë bizneset e tyre dhe kështu do të mbështesin punësime shtesë në këto rajone,” ka thënë Mitkovski.
Shumica e ideve të biznesit të të trajnuarve lidhen me prodhimtarinë në sektorin e bujqësisë, ushqimit dhe hotelierisë, si dhe hapjen e bizneseve në industrinë e ushqimit. Pritet që bizneset do të jenë operative nga nëntori i këtij viti.