Qëllimi i përgjithshëm i këtyre trajnimeve dhe diskutimeve interaktive është njohja me njëri-tjetrin, mësimi dhe shkëmbimi i përvojave mbi rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe rolin e mediave, institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe në BE. Është gjithashtu e rëndësishme të diskutohen mënyrat e mundshme të raportimit, se si mund ta informojmë publikun në mënyrë më cilësore dhe më efikase, për aspekte të ndryshme të procesit të integrimit në BE, për lajmet, arritjet aktuale, por edhe sfidat për qasjen e mëtejshme ndaj anëtarësimi në BE.
Njohuritë e gazetarëve si dhe cilësia e raportimit të tyre do të përmirësohen përmes prezantimit të mjeteve dhe teknikave kryesore. Duke u njohur me parimet bazë të shkrim-leximit të të dhënave (data literacy), dhe mënyrat moderne të prezantimit të tyre, si dhe qasja në praktikën e përdorur nga kolegët gazetarë nga rajoni, gazetarët do të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për një qasje më të gjerë analitike ndaj raportimit për tema të ndryshme. Njëkohësisht, shumë i rëndësishëm është edhe komunikimi i avancuar mes gazetarëve, nga rajone të ndryshme të vendit, si dhe shkëmbimi i përvojave dhe nxitja e bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe kompetente, e mbi të gjitha me Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE).
Për informacion shtesë dhe mënyrën e aplikimit klikoni këtu.