Shkupi, 30 janar 2023.

Thirrje për shprehje të interesit të gazetarëve për pjesëmarrje në trajnimin për njoftim mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Projekti "Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut" shpall thirrje për përzgjedhjen e gazetarëve për pjesëmarrje në trajnime për tu njoftuar për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me thirrjen kërkojmë që të aplikojnë gazetarët që janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët mbulojnë tema lidhur me procesin e anëtarësimit në BE, që të përfshihen në trajnimin njëditor i cili do të organizohet gjatë shkurtit të vitit 2023 në Shkup, i cili gjithashtu do të përfshijë udhëtimin dhe pjesëmarrjen në sesionet e skriningut shpjegues të planifikuara nga 15-17 mars të vitit 2023 në Bruksel.

Qëllimi kryesor i trajnimit për gazetarë është fuqizimi i kapaciteteve të mediave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në lidhje me njohuritë dhe raportimin për procesin e anëtarësimit në BE dhe të theksohet rëndësia e këtij procesi për qytetarët përmes informimit të balancuar, mbulimit të detajuar të procesit dhe ndarjen e informacioneve relevante dhe cilësore për publikun.

Ky trajnim do t'u mundësojë gazetarëve të njihen me:

  • Detaje në lidhje me realizimin e procesit të skriningut dhe realizimin praktik të negociatave

  • Rolin e mediave në sigurimin e informacioneve cilësore dhe në kohë në lidhje me këtë proces

  • Rëndësinë e transparencës në procesin e integrimit dhe sfidat e mundshme.

  • Specifikat e njoftimit praktik nga sesionet e skriningut shpjegues.

Trajnimi do të përfshijë një pjesë teorike që do të organizohet në Shkup në shkurt të vitit 2023, si dhe një pjesë praktike me udhëtim dhe pjesëmarrje në sesionet e skriningut shpjegues për Kllasterin  4 - Agjenda e gjelbër dhe e qëndrueshme dhe lidhshmëria, që do të mbahet në Bruksel, në periudhën prej 15 deri më 17 mars të vitit 2023. 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe do të përcaktohet sipas mjeteve në dispozicion për këtë qëllim në kuadër të projektit. 

Shpenzimet e pjesëmarrësve për udhëtimin në Bruksel do të mbulohen nga organizatori.

Për informacion shtesë dhe mënyrën e aplikimit klikoni këtu.