Shkupi, 3 mars 2020.

Shkolla e mesme “Gjorçe Petrov” në Kavadar është bërë me efikasitet energjetik me grantin nga mbretëria Norvegjeze

Shkolla bujqësore – pyjore “Gjorçe Petrov” në Kavadar e ka përmirësuar efikasitetin e saj energjetik me grantin e dhënë nga mbretëria Norvegjeze. Me kryerjen e punëve ndërtimore të fasadës dhe kulmit, në mënyrë domethënëse është përmirësuar efikasiteti energjetik i shkollës të ndërtuar në vitin 1956, kurse 290 nxënës dhe të punësuar në shkollë kanë fituar kushte më të mira për punë dhe realizimin e mësimdhënies.

“Këto investime të cilat dërgojnë drejtë rritjes të efikasitetit energjetik janë me rëndësi të madhe për komunën tonë, sepse kontribuojnë drejtë kursimit të financave publike dhe orientimin e tyre drejtë përmirësimit të procesit arsimor, e gjithashtu drejtë shëndetit të nxënësve dhe të të punësuarve. Komuna ka për qëllim që vazhdimisht të investojë në projektet që rrisin efikasitetin energjetik në institucionet publike dhe si fazë e ardhshme në këtë shkollë planifikojmë të zëvendësojmë dritat ekzistuese në të tilla me efikasitet energjetik”, ka deklaruar kryetari i komunës të Kavadarit z Mitko Jançev.

Vlera e përgjithshme e ndërhyrjeve është 84,000 euro, prej të cilave 80,000 euro janë grant i dhënë nga ambasada Norvegjeze, përderisa 4,000 euro janë mjete të siguruara nga komuna e Kavadarit. Ndërhyrjet në objektin e shkollës përfshijnë instalimin e 1,200 m2 fasadë termo-izoluese me efikasitet energjetik dhe ndryshimin e 1,500 m2 të kulmit nga azbesti me konstruksion të ri me efikasitet energjetik. Pritet që këto përmirësime të mundësojnë zvogëlimin e faturave për energji elektrike të shfrytëzuar deri në 35% kursim i cili do të përdoret për përmirësimin plotësues të kushteve për mësimdhënie në shkollë.

“Në nivel lokal mund të bëjmë dallimin përmes projekteve për efikasitet energjetik, përfshirjen e burimeve të ripërtrirëshme të energjisë dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave. Ky është një projekt efikas që do të mundësojë kushte më të mira për punë në shkollë”, ka deklaruar ambasadorja e Mbretërisë Norvegjeze H.E Jern Jelsta.

Punët në shkollë ka filluar në nëntor të vitit 2019 dhe për shkak të kushteve të favorshme kohore në mënyrë të pandërprerë është realizuar në 4 muajt e fundit. Granti për komunën e Kavadarit është një nga katër grantet për projektet infrastrukturore në vlerën e përgjithshme prej 320,000 euro, të ndara për katër komuna përmes projektit Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut në Maqedoninë e Veriut të realizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbimet projektuese - UNOPS.