Mbështetja nga ambasada norvegjeze është siguruar në kuadër të komponentës për të siguruar mbështetje për problemet e qëndrueshme të mjedisit në rajonet më pak të zhvilluara të shtetit.
“Sot në Norvegji ne kemi më shumë se 2,700 objekte për trajtimin e ujërave të zeza të cilat mbulojnë reth 85% të popullsisë. Prandaj ne kuptojmë rëndësinë e kësaj për përgatitjen e parcelës për ndërtimin e objektit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Tetovës dhe vlera që do të ketë për qytetarët lokal dhe ekonominë e këtij rajoni” ka thënë Geir Johansen, Sekretari i Parë në Ambasadën Norvegjeze.
Pastrimi i lokacionit filloi në mars të këtij viti dhe është planifikuar që të përfundojë në nëntor. Deri tani, reth 90,000 metër kub mbetje janë transportuar.
„Me ndërtimin e objektit për trajtimin e ujërave të zeza, ne do të ndërpresim praktikën vijuese për të derdhur ujërat e zeza në lumin Vardar, dhe kështu të përmirësojnë mbrojtjen mjedisore dhe shëndetin e qytetarëve të Tetovës dhe rajonit në afërsi”, ka theksuar kryetarja e Tetovë Z-nja Teuta Arifi.
Sipas zëvendës kryeministrit që është përgjegjës për çështjet europiane Bujar Osmani, koordinimi i ndihmës të huaj dhe shfrytëzimi racional është i një rëndësie kyçe për një projekt infrastrukturor të kësaj madhësie.
“Si koordinator për ndihmë të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, desha të paraqesë kënaqësinë time të sinqertë për suksesin e këtij projekti të madh dhe kompleks, ku ne do të kemi mundësinë që të shohim në tërësi përfitimet dhe sensin e përafrimit tonë për perspektivat e BE-së”, ka thënë zëvendës kryeministri Osmani.
Me dinamikën e planifikuar të punëve, ndërtimi i objektit të trajtimit duhet të fillojë vitin e ardhshëm, me 30 milion Euro të siguruara nga fondet në dispozicion të BE-së.