Shkupi, 11 korrik 2020.

Pajisja për video – telekonferencë t’i mundësojë SÇE të organizojë takime më të shpejta dhe më efikase onlajn për integrim në BE

Masat restriktive për distancim fizik, rekomandimet për shmangien e takimeve me prani personale dhe udhëtimi i kufizuar, me qëllim të zvogëlimit të përhapjes të KOVID-19 i bëri takimet onlajn dhe komunikimin digjital më të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kapacitetit operativ të institucioneve nacionale.

Për këtë shkak, projekti “Mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut” ka punuar me Sekretariatin për Çështje Europiane (SÇE) në përmirësimin e kapacitetit të tyre për mirëmbajtjen dhe praninë e takimeve onlajn, sidomos në kohën thelbësore kur përgatiten kapacitetet nacionale për fillimin e drejtëpërdrejtë të negociatave për integrim në Bashkimin Europian. Muajt e fundit, projekti ka realizuar analizën iniciale të kapaciteteve teknike dhe nevojave për aftësitë për video – telekonferenca të SÇE. Në bazë të analizës dhe në koordinim me SÇE, projekti ka furnizuar pajisje përkatëse për video – telekonferencë, e cila ishte instaluar dhe testuar në qershor. Pajisja përmban monitorë, kamera dhe autoparlantë të cilat mundësoјnч komunikim të shpejtë dhe të mbrojtur me kolegët nga institucionet nacionale dhe ndërkombëtare. Krahas pajisjes, licencat plotësuese për softuerin për telekonferencë janë furnizuar për të mundësuar caktimin në mënyrë stabile të takimeve, madje edhe me numër më të madh të pjesëmarrësve. Kjo mbështetje është pjesë e mbështetjes më të madhe të drejtuar për rritjen e kapaciteteve të SÇE për negociatat me BE, si dhe për sigurimin e mbështetjes teknike dhe eksperte në fusha të ndryshme si miratimi dhe harmonizimi i legjislacionit dhe mbështetjа teknike për fazën e dytë nga Marrëveshja për stabilizim dhe asociim.