Shkup, 30 shtator 2019.

Thirja për propozime për OSHC dhe Medias të prezantuara në tre info seanca

Thirja publike për propozime për OSHC dhe Medias të publikuara përmes projektit Mbështetje Nordike për Përparimin e Maqedonisë së Veriut është prezantuar para reth 120 përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, në tre seanca informative të mbajtura në Tetovë, Manastir dhe Shkup.

Përfaqësuesit e projektit dhe Sekretariati për Çështje Europiane kanë prezantuar prioritetet dhe kriteret për dërgimin e aplikimit për OSHC dhe mediat që kanë për qëllim që të mbështesin pjesëmarrjen e tyre aktive dhe angazhimin në mbështetje të procesit të anëtarësimit të shtetit në BE.

Kjo thirrje publike për propozime ka për qëllim që të kontribuojë për të rritur iniciativat e OSHC dhe medias për të monitoruar, avokuar dhe për të marrë pjesë në proceset që ndërlidhen me realizimin e reformave kyçe në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, duke siguruar një legjislaction gjithëpërfshirës të cilësisë të mirë dhe hartimin e politikave të qëndrueshme në përfitim të qytetarëve.

OSHS dhe mediat e regjistruara kanë të drejtë të aplikojnë për grante deri në $40,000 nën seksionin e thirrjes që është paraparë të mbështesë OSHC dhe grante deri në $95,000 nën seksionin për mbështetje të medias. Propozim projektet duhet të jenë me periudhë implementimi ndërmjet tetë deri në 12 muaj dhe duhet të dërgohet jo më vonë se 30 tetori. Kriteret e detajuara dhe dokumentacioni mbështetës për tu dërguar janë në dispozicion këtu nordiskapoddrska.org.mk.