Rezultati 1: Të përmirësohet qasja e punësimit
Projekti kontribuon për gjenerimin e mundësive më të mëdha për punësim të denjë dhe vetëpunësim duke mbështetur institucionet nacionale në realizimin e trajnimeve, sigurimit të mbështetjes mentoriale, dhe përputhjen e fuqisë punëtore të aftësuar me kompanitë lokale.
Projekti gjithashtu siguron mbështetje të drejtëpërdrejtë për kompanitë e reja duke siguruar pajisjen e nevojshme për deri në 40 kompani në fazën e tyre më të rrezikuar të fillimit. Në 2019 në bashkëpunim me Agjencinë për promovimin e sipërmarrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në korniza të Planit operativ për punësim të vitit 2019, 23 persona të papunësuar nga rajonet që janë pak të zhvilluara kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe biznesore. 20 plane biznesi janë hartuar dhe çdo sipërmarrës ka pranuar grant prej 5,300USD për prokurimin (furnizimin) e pajisjes thelbësore për të mbështetur kompanitë e tyre. Pas pranimit të pajisjes të furnizuar nga UNOPS, janë hapur 20 biznese të reja që kanë punësuar 20 persona.
Aktivitetet në kuadër të këtij rezultati financohen nga Norvegjia.
Mbështetje për implementimin e Planit operativ për punësim të vitit 2019.pdf