Rezultati 3: Mbështet agjendën reformuese të qeverisë në procesin e anëtarësimit
Projekti mbështet përforcimin e kapaciteteve për integrim në BE të Republikës të Maqedonisë së Veriut duke siguruar ndihmë teknike për institucionet qeveritare gjatë periudhës të anëtarësimit.
Kjo mbështetje ka për qëllim që të përforcojë kapacitetet qeveritare profesionale dhe teknike për procesin integrues në BE, si dhe të sigurojë mbështetje në vendosjen e strukturave të negociatave për negociatat anëtarësuese me BE.
Projekti gjithashtu siguron mbështetje për administratën nacionale duke rritur kapacitetin e tyre për të komunikuar procesin e anëtarësimit në BE.
Ekspertët nacional dhe ndërkombëtar janë angazhuar për të mbështetur ministritë e linjës për të rishikuar skriningun e acquis (të arriturit juridike të bashkësisë) të BE-së, legjislacionin nacional dhe nivelin e harmonizimit.
Aktivitetet në kuadër të rezultateve janë financuar bashkarisht nga Norvegjia dhe Suedia.