Rezultati 2: Rritje të përfshirjes sociale, përmirësimi kushteve dhe infrastrukturës lokale
Fokusi kryesor i kësaj komponente është përmirësimi i kushteve të jetës për grupet më të rrezikuara, si dhe përmirësimi i infrastrukturës lokale në rajonet e pazhvilluara të Maqedonisë së Veriut. Projekti siguron grante për komunat lokale për projekte të vogla infrastrukturore të cilat kanë për qëllim që të kontribuojnë për një zhvillim më të balancuar.
Projekti gjithashtu punon në përmirësimin e kushteve të jetës të qytetarëve duke mbështetur transportin e 170,000 m3 mbetje të gërmuara nga deponia në Falishe, Tetovë në deponinë Drislla, si dhe pastrimin mbetjeve toksike të lindanit të depozituar në objektin e mëparshëm të OHIS-it.
Aktivitetet në kuadër të rezultatit janë të financuara nga Norvegjia.